|
Register
Prenoto tani apartamentin tend +355 69 20 41 006
Resorti Grand Europa në Velipojë +355 69 20 41 007
administrator@europagrandhotel.com
Lajme

Velipojë, përurohet kompleksi turistik "Grand Europa" Resort

Përmes një ceremonie mbresëlënëse të organizuar në bregdetin e plazhit të Velipojës, kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e kompleksit turistik "Grand Europa" Resort, ku krahas drejtuesve më të lartë të qeverisjes vendore, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, Zv/ministri i Turizmit, Abaz Hado, Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, etj.
"Me të vertetë e meriton emrin "Grand Europa" Resort, sepse është një investim, gjigand i cili është në harmoni të plotë me këtë bukuri të jashtëzakonshme natyrore të këtij rezervati të mrekullueshëm të lagunës dhe detit", tha ministri Panariti, pasi ka prerë shiritin së bashku me kryetarin e Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. 
Më pas, ai tha se "ky resort, padyshim që i jep një vlerë të shtuar këtij mjedisi, është një resort i standardeve europiane, një resort elite dhe jam shumë i lumtur që Shqipëria tashmë po fillon erën e investimeve të tilla të mëdha domethënëse të përmasave të kësaj natyre, që siç e shikoni vetëm në ditët e para dhe ritmet janë vërtet të jashtëzakonshme, prandaj unë jam shumë optimist që resorti do të përfundojë edhe përpara afatit të caktuar".
Duke theksuar se ky resort është miratuar me vendim të qeverisë të fillim qershorit, ai shtoi se rëndësia e tij qëndron edhe tek një mundësi e mirë punësimi, sepse 1200 veta do të punësohen si pjesë e personelit të shërbimit të këtij resorti të jashtëzakonshëm.
"Si të thuash, kjo është dallëndyshja e parë e investimeve të përmasave të tilla, çka tregon se edhe në periudha të vështira të krizës ekonomike europiane, iniciativa private në Shqipëri vazhdon me planet e saj madhështore të investimeve të kësaj natyre, gjë që janë një inkuajim edhe për investime të tjera, të cilat do të ia ndryshojnë faqen vendit, do të zhvillojnë ekonominë, do të zhvillojnë turizmin dhe do të jenë premisa të ndryshimeve të tilla në të ardhmen", vijoi më tej përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, Edmond Panariti. 
Investimet e këtij kompleksi turistik të përmasave europiane, që do të shtrihet në 4.5 ha tokë me një vlerë prej 50 milionë lekësh, i parashikuar të përfundojë në një afat kohor prej dy vitesh e gjysëm është kompania e njohur "Xhenis" sh.p.k me qendër në Shkodër, me president zotin Agron Çela. Vendndodhja e tij është në grykëderdhjen e lumit Buna, dhe sipas projektit të hartuar, ai do të ketë në gjirin e tij, vila, rezidenca, hotele, kënde lojërash për fëmijët, terrene sportive, mjediset e pushimit e tjerë.

nga Gaspër Marku

 

Velipoja si një nga atraksionet më të mëdha turistike të vendit tonë, po merr vëmëndjen e investitorëve gjithnjë e më shumë në këto vitet e fundit. Investimet e kryera gjatë kësaj periudhe në këtë plazh i kanë dhënë një zhvillim të jashtëzakonshëm plazhit të Velipojës. Ne vazhdimësi të kësaj fryme investimesh vjen edhe investimi më i madh i realizuar ndonjëherë për këtë zonë me ndërtimin e “Velipoja Grand Europa Resort” , projekt i cili kap vlerën e 50 milionë eurove. Ndërtimi i këtij Resorti pritet te sjëllë një zhvillim shumë të madh për zonën. Ky fakt u vlerësua edhe nga instancat shtetërore të cilët kishin përfaqësuesit e tyre në përurimin e punimeve. Gjatë një prononcimi për mediat zv.Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj e cilësoi këtë investim si garanci për zhvillimin e turizmit dhe gjithashtu vlerësoi se ky resort do të jetë një mundësi e mirë punësimi për zonën duke ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik të zonës. Gjithashtu edhe zv.Ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishi u shpreh se me këtë investim do të krijohet imazhi i një turizmi elitar. Në të njëjtën linjë u pronuncua edhe zv. Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Abaz Hado i cili theksoi se në këtë mënyrë, Shqipëria po kthehet në një faktor vendimtar për turizmin në Ballkan. Investimi në fjalë u vlerësua së tepërmi edhe nga përfaqësuesit e mbrojtjes ndaj konsumatorit dhe sidomos nga menaxherët elitar të turizmit në Europë duke e vlerësuar si një nga Resortet më të bukura në rajon dhe më gjërë. Në këtë mënyrë Velipoja duhet ta bëjë hyrjen për turistët me “derë me dy kanata”.

marre nga 77news nga Vasilika Zeka

 

Inagurimi i nisjes se punimeve per Velipoja “Grand Europa” Resort, investim i kompanise Xhenis SH.P.K, eshte kulmuar mbremjen  e se premtes me nje koncert madheshtor ne qender te plazhit te Velipojes. Kengetare nga Shkodra dhe dyshja speciale e ftuar enkas per kete nate Devis Xherahu dhe Lefteris Pantazis kane elektrizuar pushuesit e stacionuar ne Velipoje, ku per me shume se 3 ore live, ato kane kenduar kenget me te perzgjedhura te repertorit shqiptar e te huaj. Nje nate magjike si vete investimi qe ka marre jete ne Velipoje nga kompania Xhenis, me te parin resort te permasave te tilla ne brigjet e Adriatikut, ne 4.4 Ha. E para qe hapi koncertin e kesaj nate ishte kengetarja shkodrane Mukades Çanga. Me pas ishin kengetaret Adnan Bala dhe Hajro Pepa.  Ne kete nate nuk munguan as castet gazmore te sjella nga humoristi Anton Krosaj… atmosfera filloi te ndizej edhe me shume nga emrat qe pasuan ku fillimisht ishte kengetarja e re Megi Laska qe solli nje kolazh kengesh shqiptare e te huaja. Skena me pas i eshte dorezuar te ftuarve special Devis Xherahu e me pas Lefteris Pantazis qe me interpretimet solo dhe duet ndezen atmosferen e kesaj nate te magjishme te dhuruar nga kompania Xhenis. Velipoja “Grand Europa” Resort, i pari investim i ketij lloji ne keto 20 vite ne brigjet shqiptare, me standartet e fjales se fundit do te jete gati pas 2 vitesh e gjysem. Premtimi i drejtuesve te kompanise Xhenis ka qene i qarte, festa tjeter madheshtore dhe e paharruar do te jete ne inagurimin e perfundimit te punimeve ne kete kompleks gjigand.

 

Investimi i nisur ne plazhin e Velipojes me ndertimin e Velipoja “Grand Europa” Resort nga kompania Xhenis Sh.p.k eshte vleresuar nga ana e zyrtareve te larte te pranishem ne ceremonine e inagurimit te nisjes se punimeve, si fryma e re qe ka nisur te fryje ne Velipoje. Zv/ ministria e Arsimit dhe Shkences Nora Malaj duke e cilesuar kete investim si nje garanci per suksesin e turizmit shqiptar, tha se ky resort do te jete edhe nje mundesi e mire punesimi per zonen, duke ndikuar ne zhvillimin ekonomik. Ne te njejten linje, edhe zv/ ministri i ekonomise Sokol Dervishi ne prononcimin e tij per tv1 channel tha se me kete investim te Xhenis SH.P.K, Velipoja dhe Shqiperia krijojne nje imazh ndryshe per turizmin, tashme ate elitar. Ne aspektin turistik dhe kulturor, zv/ministri i Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve Abaz Hado pranon se me kete investim Shqiperia konkuron fuqishem vendet e rajonit dhe do te kthehet ne faktor vendimtar per turizmin ne Ballkan. Edhe kreu i zyres se mbrojtjes se konsumatorit Altin Goxhaj, vleresoi investimin ne fjale duke shtuar se ai mbron me se miri konsumatorin dhe permbush pritshmerite e ketij te fundit. Ndryshe nga cdo investim tjeter, Velipoja “Grand Europa Resort” nuk prek asnje pellembe te gjelberimit te zones, por perkundrazi eshte nje nder projektet qe mbron natyren dhe rrit gjelberimin e zones.

 

Presidenti i kompanise Xhenis SH.P.K, Agron Çela nje nga biznesmet qe ka ditur te investoje fuqishem ne qytetin e tij, duke qene i pari ne krijimin  standarteve europiane me Grand Hotel Europen, edhe kete here eshte i pari qe nis nje investim gjigant ne Velipoje. Nje investim prej 50 milion euro, Velipoja “Grand Europa” Resort pas 2 vitesh e gjysem do te prese pushuesit e pare ne standartet e fjales se fundit, nje premtin qe biznesmeni Çela e ben per mikrofonin e tv1 channel, edhe kjo kompani mediatike produkt i investimeve te tij te pakursyera per Shkodren. Me tej ne fjalen e tij, presidenti i kompanise Xhenis, Agron Çela thote se e ka patur kemben e mbare duke investuar i pari ne projekte serioze ne shkoder dhe nje gje te tille po ben tashme edhe ne Velipoje, per turizmin shqiptar. Velipoja “Grand Europa” Resort mori miratimin nga qeveria shqiptare me 1 qershor, pas nje pritje gati 5 vjecare dhe tashme po hedh hapa te sigurte te nje investimi qe do te ndryshoje perfundimisht imazhin e turizmit Shqiptar kudo ne bote.

marre nga TV1-Channel

inaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimiinaugurimi