|
Register
Prenoto tani apartamentin tend +355 69 20 41 006
Resorti Grand Europa në Velipojë +355 69 20 41 007
administrator@europagrandhotel.com

Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.


Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një sip 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nemuna. Ai ndodhet në një distance 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit.

Parku Kombëtar “Lura”
Ka një sip 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të masivit “Kunora e Lurës”. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullore halorë.

Parku “Mali i Tomorrit”
Ka një sip 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Parku Kombëtar “Dajti”
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”.


Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës”
Ka një sip prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë, që ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994.
Parku “Llogorasë”
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.