|
Register
Prenoto tani apartamentin tend +355 69 20 41 006
Resorti Grand Europa në Velipojë +355 69 20 41 007
administrator@europagrandhotel.com

Territori i Shqipërisë, si pasojë i pozicionit të favorshëm në pellgun e Mesdheut, i cili njihet si një prej djepeve me të rëndësishme të civilizimit botëror ruan në brendësi të tij një numër të konsiderueshëm të pikave arkeologjike të cilat janë dëshmi e këtij qyteterimi.

Durrësi i Lashtë
Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Kr., bazuar në dokumentat dhe burimet antike tradicionale në vitin 627. Qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në Dyrrachium-in e periudhës Romake.

Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Peshtanit
Kodrina që mban emrin e Gradishtës së Peshtanit ndodhet pranë fshatit Peshtan. Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore dhe perëndimore të saj. Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-rt para Kr.

Theatri i Sofratikes
Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. Teatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle.

Mbjeshovë
Kalaja e Mbjeshovës ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës.

Kalaja e Vokopolës
Kalaja e Vokopolës e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon ushtarak.