|
Register
Prenoto tani +355 22 600 005 Recepsion
+355 22 600 006 Recepsion
+355 69 20 41 007 Recepsion

Shqipja

Gjuha shqipe ёshtё njё gjuhё indo-europiane dhe pёrfaqёson njё degё tё veçantё nё familjen e gjuhёve indo-evropiane.

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dёshmuar ekzistencёn e shqiptarёve dhe tё gjuhёs shqipe qё nё shekullin e dytё tё erёs sonё.

Emri "Shqiperi" zёvёndёsoi emrin e "vjetёr "Arbёri" (ose Arbani) nё fund tё shekullit XVII, pёr shkak tё kushteve tё reja historike tё krijuara nё kёtё periudhё. Ky emёr kishte pёr qёllim t’i jepte rёndёsi lidhjes ndёrmjet emrit te vendit dhe gjuhёs, e cila nё atё kohё quhej "Shqip".

Dokumenti i parё i shkruar i gjuhёs bashkёkohore shqipe i pёrket vitit 1462. Vepra e parё letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua me 1555, dhe qё nga ajo kohё gjuha shqipe ёshtё zhvilluar nё dy dialekte kryesore, veçanёrisht gjatё periudhёs sё Rilindjes Kombёtare Shqiptare:

"Gegёrisht", dmth gjuha e folur nё Veri tё Shqipёrisё;
"Toskёrisht", dmth gjuha e folur nё Jug tё Shqipёrisё.

Alfabeti i gjuhёs letrare shqipe ka 36 shkronja dhe pёrdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombёtar i Manastirit me 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) pёrdoret gjithashtu dhe nё disa pjesё tё populluara nga shqiptare si Kosovё, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.