|
Register
Prenoto tani apartamentin tend +355 69 20 41 006
Resorti Grand Europa në Velipojë +355 69 20 41 007
administrator@europagrandhotel.com
Shqipёria shtrihet nё Evropёn Juglindore, nё perёndim tё Gadishullit Ballkanik, nё koordinatat gjeografike: 39 16' gjatёsi dhe 42 39' gjerёsi. Shqipёria ka njё sipёrfaqe prej 28.748 km2.
Gjatёsia e vijёs kufitare tё Republikёs sё Shqipёrisё ёshtё 1094 km, nga tё cilat 657 km janё vijё kufitare tokёsore, 316 km vijё bregdetare, 48-km vijё ndarёse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.
Republika e Shqipёrisё kufizohet nё veri nga Mali i Zi, nё veri-lindje nga Kosova , nё lindje me Maqedoninё, dhe nё jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinё. Nё perёndim, Shqipёria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Lartёsia mesatare ёshtё 708 m, dmth dy-here mё e madhe se ajo e Evropёs. Shqipёria pёrfshihet nё zonёn sub-tropikale me lagёshtirё tё Hemisferёs Veriore, dhe nё zonёn me klimё mesdhetare. Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janё disa nga mineralet nёntokёsore mё tё rёndёsishme qё gjenden nё Shqipёri.
Klima
Nё zonat bregdetare: Klimё mesdhetare mesatare, dimёr i butё dhe i lagёsht, verё e nxehtё dhe e thatё.
Nё zonat malore: Klimё mesatare kontinentale, dimёr i ftohtё dhe i ashpёr, verё e lagёsht.
Relievi
Fushor (nё Shqipёrinё Perёndimore), Pllajor (nё Shqipёrinё Lindore), Malor (nё Shqipёrine Veriore dhe Qendrore). Maja me e larteё: Mali i Korabit (2,753m). Vija Bregdetare: 362 km.
Popullsia
3,170,048 (01 Janar 2008) 95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% tё tjerё.
Shkalla e rritjes sё popullsisё: 1,05% (1999).
Kryeqyteti Tirana (nga viti 1920).