|
Register
Prenoto tani apartamentin tend +355 69 20 41 006
Resorti Grand Europa në Velipojë +355 69 20 41 007
administrator@europagrandhotel.com

Lehtësirat


Velipoja Grand Europa Resort ka disa objekte të klasit më të lartë në zonë. Ka disa lloje sportesh dëfruese dhe ambjente gatimi për kënaqësitë dhe rehatinë e banorëve dhe miqve.

Klubet e Plazhit dhe Sportet


Shijoni freskinë joshëse të rërës dhe detit në klubet e plazhit të cilat janë të vendosura direkt në plazh. Miqësohuni dhe dëfrehuni duke pirë një koktej freskues ose vetëm uluni dhe pushoni në Kabanat e ndërtuara qëllimisht për këtë. Zgjeroni qëndrimin tuaj me larminë e ofertave rekreative duke përfshirë edhe pishina, arkada, lojëra, aktivitete të ujit dhe më shumë.

Tenis


Velipoja Grand Europa Resort do të ketë fusha tenisi, me trajnerë të kualifikuar për të ndihmuar nëse kërkohet. Nëse ju jeni fillestar, ose një lojtar i kualifikuar, ju do të shijoni çdo gjë Velipoja Grand Europa Resort ka për t’ju ofruar. Raketat e marra me qira do të jenë të standarteve më të larta dhe do të vihen në dispozicion falas (përdorim maksimal do të aplikohet) për të gjithë pronarët dhe mysafirët e hotelit të Velipoja Grand Europa Resort

Dyqanet


Do të ketë një numër dyqanesh Boutique të përhapur në te gjithë resortin me një përqëndrim në zonën e pazarit pranë Klubit të Banorëve dhe do të ndodhen në katin e parë të hotelit. Gatim për të gjitha shijet dhe kërkesat, këto do të sigurojnë që të ftuarve te hotelit si edhe pronareve nuk do ti mungojë asgjë nga nevojat e tyre të përditshme si dhe privilegje luksoze okazionale.

Restorante, Bare dhe Jetë nate


Do të ketë një zgjedhje të gjerë të guzhinës ndërkombëtare që ofrohet nga një gamë e pavarur restorantesh të përzgjedhura me kujdes, duke filluar nga pjatat lokale shqiptare dhe ushqimin e detit tek ushqimet ekzotike të Lindjes dhe Azisë. Do të ketë zgjedhje të mjaftueshme të ushqimit cilësor dhe përvoja ngrëniesh për të përmbushur nevojat e të ftuarve më të vecantë.

Për ata që preferojnë pak më shumë veprimtari gjatë natës, ka një zgjedhje baresh moderne, funky që do të ndodhen përgjatë shëtitores ngjitur me Hotelin. Të gjitha këto janë të vendosura me kujdes për të siguruar që të mos ketë aspak shqetësim si për banorët ashtu edhe për të ftuarit, në mënyrë që ata që preferojnë paqe dhe qetësi nuk do ta ndjejnë ekzistencën e tyre.

resortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresortresort