Komoditete

Klubi i Banorëve

Duke zënë një vend të bukur në qendër të vendpushimit të madh, klubi i vetëm i banorëve ofron shërbime plotësuese për të ftuarit dhe përmban një klub për fëmijët, palestër, pishinë të brëndshme, qendër mjekësore, dyqane, bibliotekë, restorante dhe bare. Klubi ofron një alternativë të ngjashme me atë të objekteve të Hotelit dhe është projektuar për të ofruar shërbime të nivelit vetëm me 5 yje.

 

Shërbimi portier

Shërbimi portier është në dispozicionin tuaj 24orë në ditë dhe organizon shërbimet e mirëmbajtes së shtëpisë, pastruese, kujdestare fëmijësh, shërbime lavanderi, restorant dhe prenotime të biletave, shërbim taxi për në shtëpi, për lëvizje andej këndej – ose thjesht për këshilla të dobishme.

 

Shërbime mjekësore

Qendra mjekësore është e vendosur në brendësi të klubit të Banorëve dhe ka gjithashtu një strukturë të vogël mjekësore në Hotel. Ka një mjek urgjence për 24 orë dhe ndihmë mjekësore për të siguruar që kur ndihma nevojitet, është aty.

 

Siguria

Shqipëria ka një shkallë shumë të ulët të krimit, duke bërë të mundur që të relaksoheni dhe të gëzoni jetën. Për komfortin tuaj, për të siguruar ekskluzivitetit dhe për të përmirësuar më tej përvojën tuaj, resorti është i mbyllur dhe ka një shërbim sigurie 24/7 me patrulla te lëvizshme gjatë natës.

 

Satellite TV dhe Internet

Ka një shërbim te përbashkët satelitore të lidhur me të gjitha banesat. Do të ketë gjithashtu shërbim interneti wireless të një shpejtësie të lartë që do të sigurojë mbulimin e të gjitha ndërtesave të banimit brenda resortit.

 

WiFi

Do të ketë pika wireless të nxehta të vendosura rreth resortit dhe hotelit, në mënyrë që ata që duan të jetë online në internet, do te kenë gjithmonë internet, pavarësisht se ku janë ose se cfarë po bëjnë.

 

Shërbimi Minibus.

Velipoja Grand Europa Resort mbulon një fushë të madhe, ndërkohë që ne vlerësojmë se ushtrimet janë të shëndetshme, ne gjithashtu e kuptojmë nevojën për lehtësim, shpejtësi dhe natyrisht relaksim. Për këtë qëllim ka një shërbim minibus për transport përreth resortit nga ora 7:00-02:00.

 

Peizazhet dhe Pishinat e Përbashkëta

Duke ecur dhe medituar nëpër kopshtet lukzose do të gjeni pishina të vetmuara të përbashkëta dhe gazebo. Do të ketë shazllone të mjaftueshëm të përbashkët dhe shtroje në pjesën e jashtme të shpërndara për kohën tuaj të lirë. Mbajtëse peshqirash do të vendosen në pika strategjike në të gjithë zonën.