Velipoja

Velipoja, perla turistike

Vitet e fundit, Velipoja eshte shndrruar ne nje nga destinacionet turistike me terheqese ne Shqiperi. Ajo eshte e njohur per detin e paster e reren kurative, lagunen me specie te shumellojshme, pyjet me bimesi te dendur, malin me pamje madheshtore, lumin Bune dhe per mikpritjen karakteristike te banoreve vendas. Historia e Velipojes eshte e hershme dhe faktet historike si gjetjet arkeologjike tregojne per popullimin e kesaj zone qe nga periudhat e hershme.

 

Historia dhe tradita shkodrane

Komuna Velipoje ka filluar te popullohet mbas viteve 60 e te shekullit te kaluar, megjithate te dhenat historike tregojne qe Velipoja njihet si vendbanim qe ne shek. XV, ekzistenca e mogilave (varreza ne forme konike dhe te ndertuara me gure) te gjetura ne Malin e Luarzit dhe ne Majen e Zeze, rrenojat e kishes ne breg te lumit Buna dhe gjetje te tjera arkeologjike e vertetojne me se miri kete fakt.

Vendimi nr.682, date 21.1.2005 qe shpall lumin Buna dhe territoret ligatinore rreth tij “Peisazh ujor/tokesor i mbrojtur”, ku bejne pjese ishulli i Franc Jozefit, rezervati i Velipojes, laguna e Vilunit, plazhi i Baks – Rrjollit dhe keneta e Domnit. Ky fakt eshte nje tjeter avantazh per zhvillimin e turizmit ne komunen Velipoje.

 

Pozita gjeografike

Velipoja ndodhet ne qarkun Shkodres dhe eshte rreth 25km ose 30 minuta me makine larg nga qendra e qytetit. Velipoja eshte plazhi me verior i Shqiperise dhe kufizohet ne perendim nga lumi Bune qe sherben dhe si vije kufitare me Malin e Zi. Ne jug kufizohet me detin Adriatik, ¬ne lindje me prefekturen e Lezhes dhe ne veri me komunen Dajc. Pozita e favorshme gjeografike ku nderthuren deti dhe lumi, laguna dhe rezervati natyror, fushat pjellore, kenetat dhe pyjet, kodrat dhe malet i japin kesaj komune nje mundesi te madhe per zhvillimin e turizmit detar, lumor dhe malor; zhvillimin e peshkimit dhe gjuetise, si dhe zhvillimin e kulturave te ndryshme bujqesore dhe blegtoriale.

Klima ne Velipoje eshte mesdhetare me dimer te bute dhe te lagesht, ndersa vera eshte e nxehte dhe e thate. Temperaturat ne dimer arrijne deri ne 6-7 grade celcius ndersa ne vere rreth 38-40 grade celcius. Klima eshte e favorshme per zhvillimin e natyres dhe bimeve subtropikale, tipike kjo per vendet e Mesdheut.

 

Komuna e Velipojes

Komuna e Velipojes eshte njesi administrative e Qarkut Shkoder. Ajo shtrihet ne veri te Shqiperise dhe ne jug te Shkodres, ka nje siperfaqe prej 72.40 km2 dhe nje distance prej 25 km nga qyteti i Shkodres. Kjo komune perbehet nga 10 fshatra dhe ka nje popullsi prej 8270 banore.

Ne panairet e ideve, banoret kane shprehur mendimin per ngritjen e limaneve ne lumin Buna dhe ne lagunen e Vilunit si dhe te ndertimit te fshtrave turistike ne Baks Rrjoll dhe ne Majen e Zeze. Por qe Velipoja te kete nje te ardhme te sigurte ne turizem eshte e domosdoshme qe te nderpriten ndertimet abuzive pa kriter dhe jashte cdo rregulli urbanistik, pasi kjo situate ka arritur ne nje pike kritike. Sfida per te ardhmen eshte riberja e planit rregullues te Velipojes.

 

Zbuloni Velipojen

Pozita e favoreshme gjeografike ku nderthuren deti, lumi, pyjet, laguna dhe malet bejne qe prioriteti kryesor i komunes Velipojes te jete turizmi. Velipoja po frekuentohet cdo vit e me shume nga pushuesit, jo vetem shqiptar por dhe te huaj, kjo dhe per shkak te reres te pashfrytezuar me veti kuruese dhe ujit te paster. Por ne Velipoje pervec turizmit detar mund te zhvillohet dhe ai lumor, malor si dhe vezhgimi i shpendeve te eger dhe gjuetia e lepujve.

Komuna Velipoje eshte e pasur ne burime natyrore. Siperfaqet pyjore dhe shkurrore, siperfaqet lagunore, dunat ranore dhe bregdetare, kenetat, rezervati natyror jane nje pjese e burimeve naturore te komunes. Velipoja eshte e pasur dhe ne rezerva peshku, ne kafshe dhe shpend te eger qe jane gjithashtu dhe specie te mbrojtura si derri i eger, dhelpra, cakalli, lepuri, rosa, fazani, shpendet emigrator: rosa, pata, shapka, pulebardha dhe cafka, si dhe ne bime medicinale.

Megjithese shume e njohur per karakteristikat e saj, Velipoja mbetet nje vend mistik me bukuri te rralle natyrore dhe tashme eshte bere qendra e mijra turisteve, qe e vizitojne gjate gjithe vitit dhe kryesisht gjate sezonit veror. Sapo afrohesh ne plazhin e Velipojes menjehere ndjehet aroma e jodit te reres se saj kurative, e cila e vecon kete plazh nga te tjeret. Shume pushues vijne ne plazhin e Velipojes pikerisht per te shfrytezuar kete cilesi te tij, por pa harruar te vizitojne dhe bukurite e tjera natyrore te kesaj zone. Natyra e Velipojes eshte shume, shume e larmishme. Ajo pret te eksplorohet nga ju!

 

Laguna e Vilunit

Ne Velipoje, pushimet tuaja nuk do te jene aspak rutine. Prane lagunes se Vilunit mund te drekoni ne nje piknik te kendshem me familjen tuaj, nen freskine qe ofrojne pishat, duke degjuar cicerimat e zogjve dhe duke shijuar pamjen qe ofrojne Laguna e Vilunit dhe zogjte e shumte shtegtare.

 

Parku Kombetar

Nje vecanti tjeter e Velipojes eshte parku i saj Kombetar, nje hapesire e gjelber dhe shlodhese, qe ofron nje kontakt te drejtperdrejte me natyren. Nen hijen e pemeve nga llojet me te ndryshme te bimesise mund te vezhgoni natyren dhe bukurine e saj, te futur ne nje bote te pasur kafshesh dhe shpendesh qe popullojne parkun e bukur te Velipojes. Per te gjithe te apasionuarit pas shetitjeve ne natyre, Parku Kombetar i Velipojes ju ofron nje aventure interesante ne ajrin e paster, ku do ta gjeni veten te zhytur ne nje oaz te gjelbert ndjesish, ngjyrash dhe relaksi.

 

Lumi Buna

Lumi Buna eshte kufiri verior i plazhit te Velipojes. Vendi ideal per te apasionuarit pas peshkimit, te cilet do te kene mundesi te kalojne nje kohe te mrekullueshme duke treguar aftesite e tyre per peshkim. Ne ujrat e rrjedhshem te Bunes mund te peshkoni lloje te ndryshme peshqish te ujrave te embla si trofte dhe krap.

 

Argetimet ne plazhin e Velipojes

Atraksionet turistike te Velipojes jane te panumerta. Ato jane per te gjitha moshat dhe karakteret e njerezeve. Nese doni te shijoni qetesine dhe freskine mund te beni nje piknik ne parkun kombetar apo buze detit per te kaluar pasditen ose mbremje romantike me te afermit tuaj. Nese deshironi te kaloni pushime aktive, mund te beni sporte ujore, zhytje, volejboll ne plazh apo te ngjiteni ne malin e larte per te shijuar pamjen piktoreske. Gjithashtu mund te beni shetitje me varke ne lumin e Bunes, ku mund edhe te peshkoni. Per ju qe doni te shijoni jeten e nates, mbremjet verore ne Velipoje shoqerohen nga tingujt e muzikes se lokaleve te nates. Gjithashtu gjate sezonit Velipoja shnderrohet ne qendren kulturore te muzikanteve dhe artisteve me te njohur vendas dhe te rajonit. Shume koncerte zhvillohen gjate sezonit ne kete plazh. Si keto ka edhe shume aktivitete te tjera qe mund ti bejne pushimet tuaja nje ekperience unike te paharrueshme.

 

Aktivitete ne plazh

Ne ujin e kristalte te plazhit te Velipojes mund te argetoheni me nje sere aktivitetesh. Noti dhe zhytja nen uje jane nder sportet ujore me te preferuar, nderkohe qe mund te beni shetitje me biciklete apo me varke dhe shume sporte te tjera, qe do te shtojne kenaqesine e pushimeve tuaja ne plazh. Deti ne breg eshte i ceket duke ju dhene mundesine te zhvilloni lojra te ndryshme dhe duke kaluar ore te kendshme ne freskine e detit.

Gjate sezonit veror ne Velipoje organizohet kampionati i Beachvolley ose Volejbollit ne plazh, i cili ofron nje argetim shume te kendshem per pushuesit. Vete pushuesit mund te ushtrojne sportet e tyre ne ambjentet sportive te krijuara posacerisht per ta.

 

Eksperinca gastronomike te kendshme

Ne Velipoje ka nje numer te konsiderueshem restorantesh me pamje piktoreske te natyres dhe detit, ku mund te provoni kuzhina te ndryshme si ajo Italiane, Shqiptare apo dhe te vendeve te ndryshme te Ballkanit. Nje pjese e prodhimeve jane bio pasi vijne direkt nga peshkimi apo nga fshatrat qe jane pjese e Komunes se Velipojes. Duke patur nje natyre shume te pershtatshme per kultivim bujqesor dhe per mbareshtimin e kafsheve, prodhimet vendase jane mjaft te shijshme ne gatim dhe jane te rritura natyralisht pa kimikate. Cmimet ne keto restorante jane shume ekonomike per pushuesit.

 

Jeta e nates dhe aktivitetet kulturore

Per te rinjte surprizat nuk mungojne. Jeta e nates ne Velipoje eshte gjalleruar vitet e fundit me hapjen e disko-klubeve te cilat funksionojne gjate gjithe nates. Te rinjte mblidhen per t’u argetuar ne keto klube deri ne oret e vona te nates duke shijuar freskine e mbremjeve verore, pijet e ndryshme dhe muziken e kercimin. Per me te moshuarit, mbremja kalon e qete me shetitjet klasike buze detit ose duke shijuar ushqimin e restoranteve shpesh me muzike Live nga artiste te ftuar.

Gjate sezonit veror, ne plazhin e Velipojes vijne shume artiste dhe kengetare, qe performojne me koncertet e tyre duke krijuar nje atmosfere festive per pushuesit. Ne keto nete artistike do te keni mundesi te ndiqni artiste te muzikes se lehte dhe popullore dhe te kerceni e defreni si asnjehere tjeter. Gjithashtu te ftuar do te kete dhe aktore, humoriste dhe njerez te tjere te artit, te cilet do krijojne nje varietet artistik shumengjyresh.

 

Aktivitete ne natyre

Shetitjet ne natyre jane pjese argetimit te paradites ose pasdites. Ne Velipoje mund te eksploroni natyren ne parkun kombetar te Velipojes, te vizitoni lagunen e Vilunit apo grykederdhjen e Bunes. Per ju qe deshironi te mbani trupin ne forme mund te ngjiteni ne Malin Maja e Zeze per te ndjere ajrin e fresket dhe per te vezhguar pamjen piktoreske nga lart.

Gjuetia e shpendeve apo lepujve eshte nje tjeter menyre argetimi per te apasionuarit pas gjuetise.

 

Eskursione ne Shqiperi

Dhe pushimet tuaja do te plotesohem me kenaqesi te tjera qe do te jene eksperienca te paharrueshme. Nga plazhi i Velipojes ju mund te vizitoni qytetin historik te Shkodres, Liqenin e Shkodres, piken turistike te Shirokes si dhe kalane e Rozafes, nje nga me te rendesishmet ne rajon. Gjithashtu me nje udhetim relativisht te shkurter ju mund te vizitoni kalane e Lezhes dhe varrin e Skenderbeut, apo dhe kryeqytetin. Operatoret turistiuke te Zones kane pregatitur paketa turistike mjaft joshese per ju.

 

Si te shkoni ne Velipoje

Per te vajtur ne Velipoje me autoveturen tuaj, do te hyni ne superstraden Tirane – Shkoder dhe 3km para se te hyni ne Shkoder do te merrni majtas per ne kthesen e Velipojes dhe per rreth 30 minuta do te mberrini ne plazhin e Velipojes.

Per turistet qe vijne nga Kosova kjo rruge kalon nga Morina – Kukes – Mirdite – Rreshen – Lac, ku hyn ne superstraden Tirane-Shkoder.

Per turistet qe vijne nga Gjakova ndiqni itinerarin Gjakove-Tropoje-Koman (Traget)-Vau Dejes- Superstrada Tirane -Shkoder- dhe ndiqni itinerarin si me siper per te shkuar ne Velipoje.

Ndersa per turistet nga Maqedonia kjo rruge kalon nga Qafe e Thanes – Elbasan -Tirane -Lac – Lezhe – Shkoder – Velipoje.

Nese mberrini me avion ne Rinas, merrni rrugen per ne Fushkruje, ku hyni ne Superstraden Tirane-Shkoder dhe ndjek te njejtin itenerar si me siper.

Nese vini me anije nga porti i Durresit do te futeni ne autostraden Durres-Tirane. Sapo te arrini ne Vore do te merrni rrugen per ne Fushekruje dhe me pas do te ndiqni te njejtin itinerar si me siper.

Per te levizur brenda qyteteve te Shqiperise mund te perdorni transportin privat, si autobus, furgon apo taksi. Tarifat jane fikse per cdo qytet destinacion. Mund te merrni dhe makine me qera ne qytetin e Shkodres.