Shkodra dhe Shqipëria e kanë tashmë destinacionin e tyre europian të pushimeve. “Velipoja Grand Europa Resort” hapi dyert në një ceremoni të veçantë mes miqve të shumtë që ju bashkuan inaugurimit të një prej investimeve gjigante në brigjet e Adriatikut, i kompanisë “Xhenis Sh.p.k”. Prerja e shiritit u bë nga administratorja Belma Çela, njeriu që qëndroi në krye të kësaj sfide nga hapi i parë deri në finalizim, si dhe nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Punimet që zgjaten rreth 5 vite, i kanë dhënë kësaj zone imazhin e munguar, atë të një destinacioni të vertetë turistik, ku ndërthuret magjishëm natyra, me artin që ka krijuar dora e njeriut. Sot, ky resort konkuron denjësisht me simotrat e tij në Europë e më gjërë, pasi cilësia dhe standartet më të larta gjejnë vend këtu. Administratorja Belma Çela, që dha këtë ide dhe e konkretizoj hap pas hapi, duke i qëndruar pranë nga projekti, tek gur-themeli i parë e deri tek kjo ditë e inaugurimit, ka arsye të ndjehet e realizuar, por edhe falenderuese për të gjithë bashkëpunëtorët që e ndoqen në këtë enderr të kthyer në realitet. Pas kësaj sfide ajo tashmë i kërkon edhe shtetit dhe të gjitha strukturave vendimarrëse të ecin në këtë rrugë, që turizmi të jetë prioritar, pasi ai gjeneron të ardhura, punësim dhe promovim për Shqipërinë.

Mes miqve special ishte edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila e surprizuar nga ky resort, thotë se nga sot vendi ynë ka një arsye më shumë pse të krenohet, kjo falë largpamësisë së çiftit Çela.

Të ftuarit më pas nga bota e biznesit, pushtetit vendor dhe politikës, miq dhe të afërm të familjes Çela, investitorit të këtij resorti panë nga afër mjediset e brendshme dhe gjithçka çfarë ofron, ky investim i fjalës së fundit në fushën e hoteleri turizëm, që nga sot i ka ndryshuar imazhin turizmit Shqiptar kudo në botë. Velipoja Grand Europa Resort kthehet kështu në busullën që orienton turizmin, duke e futur në shinat e duhura dhe që në të ardhmen premton të tjera risi, për ta bërë Velipojën zgjedhjen tuaj të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *