Kuzhina bashkëkohore italiane me detaje të kuzhinës tradicionale mesdhetare

Në “Velipoja Grand Europa Resort Restaurant” gërshetohet kuzhina bashkëkohore italiane me detaje të kuzhinës tradicionale mesdhetare, e krijuar me mjeshtëri nga kuzhinierët më në zë të Shqipërisë. Shefat tanë i japin jetë krijimeve të veçanta dhe unike, duke e transformuar ushqimin dhe metodat tradicionale në një eksperience kulinarie të jashtëzakonshme.
Kuzhina jonë me gatimet e përgatitura me delikatesë nga shefat tanë do ta shndërrojnë vizitën tuaj në një eksperiencë kulinare të paharrueshme. Kantina jonë ofron një shumëllojshmëri verërash Franceze, Italiane, Spanjolle si dhe Shqiptare për një udhëtim imagjinar degustimi në prodhuesit më të famshëm të verërave Mesdhetar.